Bullgarët dhe maqedonasit janë trashëgimtarë të një historie të përbashkët dhe të personaliteteve të cilët në të kaluarën nuk ndaheshin. Këtë e tha evrodeputeti Andrej Kovaçev në lidhje me përvjetorin e 117 nga vdekja e revolucionarit Goce Dellçev. Kovaçev bëri thirrje që personaliteti i këtij njeriu të madh të mos ndajë por të bashkojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lidhur me këtë ai theksoi, se komisioni i përbashkët mbi çështjet historike duhet të fillojë punë sa më shpejt, që t’u jepet fund falsifikimeve të historisë.