Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Maratona për popullarizimin e korridorit transportues Nr. 8 është në etapën e vet të fundit

Снимка: Ambasada e Bullgarisë në Tiranë

Të martën atleti bullgar Krasimir Georgiev dhe ekipi i tij arritën territorin e Shqipërisë. Në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë ata u pritën nga deputeti nga Pogradeci Ilir Xhakolli, nga konsulli i nderit i Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj, përfaqësuesi i Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare Dhimitër Nikolla, përfaqësues të pakicës bullgare nga rajoni i Prespës dhe Korçës dhe diplomatë nga Ambasada bullgare në Tiranë. Në rrugën drejt finales sportisti bullgar do të shoqërohet nga përfaqësues të pushtetit lokal, atletë shqiptarë, bullgarë nga minoriteti ynë në Shqipëri, etj.

Pika e fundit e maratonës është qyteti Durrës, ku nisma e bullgarit do të përfundojë me një ceremoni solemne. Atje Krasimir Georgiev simbolikisht do të derdhë në Detin Adriatik ujë nga Deti i Zi dhe nga liqeni i Ohrit. Libri i nderit me mesazhet e të gjithë kryetarëve të bashkive, përmes të cilave kaloi maratona dhe të cilat ndodhen në itinerarin e Korridorit transportues evropian Nr. 8 do t’i dorëzohet Delegacionit të BE-së në Shqipëri.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна