Libia bëri të ditur se do të ndalojë çdo një anije bullgare në ujërat libiane, si dhe çdo anije, e cila është lidhur në ndonjë mënyrë me firma bullgare. Kjo masë është në përgjigje të veprimeve bullgare kundër tankerit libian “Badr”. Gjatë nëntorit të 2017-ës tankeri libian u ndalua në portin Burgas me kërkesë të një firme private bullgare, e cila thotë se ka pasur marrëdhënie me Libinë. Pas shumë proceseve në gjyq më 21 dhjetor 2018 një përmbarues privat, nëpunës të policisë kufitare dhe të administratës detare u hipën në anije. Flamuri i Libisë u ndërrua, ndërsa kapiteni dhe ekuipazhi u detyruan të largohen nga anija, e cila nga data 28 dhjetor filloi të lundrojë me flamurin e Panamasë. Për këtë shkak Libia e akuzon Bullgarinë për piratëri. Për zgjidhjen e kazusit në Sofje ndodhet një i dërguar i posaçëm i Kryeministrit libian.