Bullgaria i propozon Greqisë një marrëveshje 5-vjeçare për ujërat e lumit Arda

Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm i Bullgarisë për të furnizuar me ujë palën greke u përmbush më 9 korrik 2024. Ky angazhim u mor me anë të një marrëveshjeje në vitin 1964. Qeveria e Greqisë deklaroi synimin e saj për të filluar brenda një kohe të arsyeshme aktivitete për modernizimin e digave ekzistuese dhe/ose ndërtimin e ekuilibruesve (digave) të reja me qëllim sigurimin e ujitjes në territorin grek.

Bullgaria deklaron qëllimin e saj për të ofruar shërbimin e "akumulimit, ruajtjes dhe furnizimit të rregulluar të vëllimeve të ujit" nga lumi Arda. Qeveria greke deklaron se do të sigurojë rimbursimin e kostove përkatëse për ujin e ofruar nga pala bullgare, shkruhet në draft-dokument.


Още от БНР уеб