Nuk përjashtohet versioni i sabotimit të avionit të parë bullgar F-16
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një version i sabotimit të mundshëm. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare gjenerali Spas Spasov, ish-pilot ushtarak dhe kryetar i Fondacionit “Forcat Ushtarake Ajrore Bullgare”. Nuk e dimë nëse është një defekt prodhimi, apo nëse faji është i atyre që e përdorin atë në Bazën e Tretë Ajrore, theksoi gjenerali Spasov.
Komandanti i Forcave Ushtarake Ajrore, gjenerali Nikollaj Rusev, njoftoi se avioni bullgar F-16 nuk mund të fluturojë për momentin, pasi një nga sistemet e avionit ka pasur probleme. Problemi u bë i njohur pas një shkëmbimi të ashpër vërejtjesh midis udhëheqësit të GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidentit Rumen Radev.
Bashkëkryetari i Këshillit Atlantik në Bullgari, Ivan Ançev, tha se ndoshta pasi ka fluturuar 9,000 km. ka pasur përpjekje për të kopjuar softuerin e F-16 në Bullgari dhe ai është bllokuar vetë.