Çmimi i gazit natyror pritet të bie me rreth 14% në maj
публикувано на 28.04.25 в 16:29

Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të kushtojë 64.95 leva me çmimin 75.08 leva në këtë moment. Furnizimet me gaz natyror muajin e ardhshëm do të vijnë kryesisht nga Azerbajxhani sipas një kontrate afatgjatë. Gazi natyror i lëngshëm do të furnizohet gjithashtu nëpërmjet terminaleve në Aleksandrupolis (Greqi) dhe Turqi.
Vendimi përfundimtar për çmimin e gazit natyror në maj do të merret më 30 prill nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit.
Още от БНР уеб