Parashikimi i motit për 29 prillin
Pas mëngjesit të freskët të prillit do të ketë një ditë me diell

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të gjithë vendin. Temperaturat maksimale do të jenë midis 15 dhe 20°, në kryeqytet do të jenë rreth 15°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare, në kreshtat malore - erë e fortë verilindore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 10°, në 2000 metra - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, por dukshmëria do të jetë e reduktuar në disa vende në orët e mëngjesit. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 12 deri në 14 gradë. Temperatura e ujit të detit është 11-13 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.