Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev, i cili hapi pavijonin tonë kombëtar.
"Ne po e prezantojmë me elegancë dhe shije imazhin e ri të Bullgarisë. Përveç produkteve unike si vaji i trëndafilit dhe kosi, duhet të tregojmë edhe aftësitë e industrisë bullgare, të cilat shkojnë shumë përtej këtyre dy produkteve", tha Donçev.
"Ne prezantojmë kulturën, traditat, historinë bullgare, si dhe vendin tonë në botën moderne digjitale si një vend - burim inovacioni, teknologjie dhe inteligjence artificiale", shtoi ambasadorja jonë në Japoni Marieta Arabaxhieva.
Pavijoni bullgar ndodhet në zonën më prestigjioze dhe në një vendndodhje kyçe - pranë njërës prej hyrjeve kryesore, midis pavijoneve të Holandës dhe Singaporit. Në kuadrin e ekspozitës planifikohet Dita e Bullgarisë për datën 18 maj.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: Ministria e Inovacionit dhe Rritjes