Kallojan Geshev u bë kampion bote në aritmetikë mendore për të katërtën herë

Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online. Finalistët nga Serbia, Bullgaria, India dhe Italia garuan në një nga nivelet më të larta të konkurrencës intelektuale, njoftoi Departamenti Rajonal i Arsimit në Sofje.
BTA kujton se në nëntor 2024, Geshev arriti një tjetër sukses në Olimpiadën Botërore të Sporteve Mendore Memoriad në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në garën me mbi 150 garues nga e gjithë bota, Kallojan Geshev fitoi tri medalje. Në shtator 2024, ai u bë edhe nënkampion i botës në aritmetikën e shpejtësisë mendore në një nga disiplinat më të vështira - rrënjët katrore të pasakta.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: