Parashikimi i motit për fundjavën
Shkurti fillon me temperatura pranverore
Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të jenë më të shpeshta në rajonet verilindore, ndërsa pas mesditës në rajonet jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë në disa zona deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15°, në kryeqytet do të jetë rreth 12°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë të shpërndara, kryesisht të larta dhe mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m rreth 1°.
Dukshmëria do të jetë e zvogëluar vende-vende përgjatë bregdetit të Detit të Zi në orët e mëngjesit. Gjatë ditës vranësira do të jetë e shpërndarë, më e theksuar në bregdetin verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°.
Të dielën moti do të mbetet kryesisht i pandryshuar. Pritet ftohje nga fillimi i javës së ardhshme.