Bullgarët eksplorojnë ishullin Smith në Antarktidë

Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një gji të vogël, afër skajit verilindor të ishullit, në bregun shkëmbor arritën dy varka, me të cilat grupi i ushtarëve dhe Prof. Ljubomir Ivanov, u bënë bullgarët e parë që shkelën në ishullin Smith. Historia dhe gjeografia e ishullit është shumë komplekse. Maja e tij më e lartë ngrihet në 2105 m. Ka vetëm dy ose tre zbarkime të dokumentuara në ishullin Smith. Pritet një zbritje e dytë me një grup më të madh shkencëtarësh, gjeologësh, sizmologësh, biologësh për të mbledhur mostra për studimin e këtij gjiganti ishullor të paeksploruar, raporton BTA.

Още от БНР уеб