Simitli po pret edhe këtë vit Festivalin e Kukerëve

Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin.

Gjatë dy fundjavave në qytet do të parakalojnë rreth 60 grupe kukerësh me mbi 9 mijë pjesëmarrës nga rajone të ndryshme të vendit. “Simitli po kthehet në një përrallë heronjsh – kukerësh, arinjsh, arushash, survakarësh, pleqsh, nusesh, të porsamartuarish”, thonë organizatorët. Imazhet simbolizojnë dëbimin e së keqes, shpresën për një vit të bekuar, një fillim të ri, një korrje të pasur dhe shëndet të mirë.

Në stadiumin lokal, ku do të mbahet festivali, mijëra spektatorë pritet të ndajnë emocionin e një prej festave më të shumëpritura. Ballo maskarade, këngë dhe valle popullore, ekspozita të artit popullor dhe punimeve artizanale, konkurse për kostumet më të mira të kukerëve - e gjithë kjo i pret vizitorët. “Këtë vit ka një sërë grupesh të reja që për herë të parë do të tundin tokën në Simitli!”, shtojnë organizatorët.

Още от БНР уеб