Filmi i ri i Stefan Komandarev renditet ndër bashkëprodhimet më të mira

Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i përzgjedhjes zgjat disa muaj, kurse kandidatët e përzgjedhur janë të paktë, transmeton BTA."Për ne, kjo është një njohje e madhe e cilësive të projektit. Ai u krijua me përpjekjet dhe talentin e Ralica Golemanova dhe Pavlla Kotova. Falënderime të veçanta për Martina Blais dhe ekipin e saj për përzgjedhjen e "Universi Bllok"! Faleminderit bashkëprodhuesve tanë gjermanë nga 42film GmbH! Mbështetja e mjekëve të urgjencës nga Qendra e Emergjencave Mjekësore - Sofje në studimet ishte e paçmueshme për ne”, tekson Stefan Komandarev.

Filmi i tij i fundit, "Mësimet e Bllagës", fitoi "Globin Kristal" në Karlovi Vari dhe një sërë çmimesh të tjera prestigjioze.

Още от БНР уеб