Parashikimi i motit për fundjavën
Të shtunën në vend do të ketë reshje bore dhe shiu
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna. Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do të bjerë borë. Në rajonet lindore dhe në ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë reshje shiu. Në rajonet verilindore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshin e Danubit dhe përkohësisht e fortë, nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në rajonet lindore erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4°, në Sofje rreth minus 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°, në kryeqytet deri në 1°.
Në zonat malore borë do të bjerë kryesisht në masivet perëndimore dhe në malin Stara Pllanina. Në malin Rodopa reshjet do të jenë me shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta erë e fortë perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 2°, në 2000 m rreth 0°.
Do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 5-6°. Uji i detit është 8-9°.
Të dielën do të mbajë vranësira. Pas një dobësimi të përkohshëm, të dielën reshjet nga jugperëndimi do të intensifikohen sërish dhe do të përfshijnë të gjithë Bullgarinë Jugore, malin Stara Pllanina dhe pjesën e tij të përparme. Në bregun jugor të Detit të Zi do të bjerë shi.