Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" tregon një histori familjare për kujtesën dhe dashurinë

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës.

Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi është nën regjinë e Stanisllav Donçev. Rolet kryesore i janë besuar Ivan Savovit dhe Aleksandra Dimitrovës.

“Para se të harroj” tregon historinë e Stojanit, i cili vuan nga demenca, dhe vajzës së tij Ilijana, e cila organizon një udhëtim të fundit për babain e saj. Kështu ai do të takojë motrën dhe të afërmit e tjerë. Djali i saj Vesko do të mbledhë kujtime të çmuara me gjyshin e tij, i cili së shpejti nuk do t'i mbajë mend.

“Kujtesa mund të zbehet, por dashuria mbetet”, është një varg nga filmi, pas të cilit qëndron ekipi artistik.

Още от БНР уеб