Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës.

“Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në zemrat tona është jashtëzakonisht e rëndësishme – thotë Paola. – Të gjithë jemi njerëz të ndryshëm dhe këtu qëndron identiteti ynë i veçantë. "Fuqia e dashurisë" nuk është një këngë e zakonshme dashurie, por një odë për forcën e shpirtit tonë dhe sesi dallimet tona na bëjnë edhe më të bukur."

"Fuqia e dashurisë" është kënga e  fundit e interpretueses së re Paola. Autori i muzikës është Nikollaj Gurmanov, aranzhimin e bëri Svetosllav Lloboshki.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Redaktore: Diljana Traçev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/PaolaYordanovaBg


Още от БНР уеб