Në Kallofer, bënë homazhe për poetin revolucionar Hristo Botev dhe luajtën një valle akulli

Sivjet më 6 janar, kur bie një nga festat më të ndritshme të krishtera – Epifania ose Dita e Bekimit të Ujit, shënojmë edhe 177 vjetorin e lindjes së poetit revolucionar Hristo Botev, sipas stilit të ri. Me këtë rast atmosfera në qytetin Kallofer - vendlindjen e Botevit është e veçantë, njoftoi Dimitër Vlladimirov nga Radio Plovdiv. Dita e Bekimit të Ujit filloi me vallen tradicionale të meshkujve në ujërat e akullta të lumit Trunxha, rit ky i cili kryhet për shëndetin dhe tërheq shumë njerëz nga vendi dhe jashtë vendit, duke shkaktuar eufori të vërtetë.

Kompleksi Memorial Hristo Botev

"Por pas dinamikës së ritualit, një heshtje e veçantë u ndje në oborrin e Muzeut Kombëtar "Hristo Botev". Shumë vizitorë shkuan në muze për të nderuar kujtimin e Botevit dhe për të përkujtuar historinë e tij", njoftoi Vlladimirov. Përvjetori u shënua edhe me një tubim-adhurim solemn në Kompleksin Memorial “Hristo Botev” në Kallofer.


Още от БНР уеб