Presidenti shprehu ngushëllime për viktimat e rrëzimit të avionit në Kazakistan

Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që mori jetë njerëzish. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave të këtij incidenti tragjik dhe u uroj të lënduarve shërim të shpejtë, thekson kreu i shtetit.

Një aeroplan pasagjerësh “Embraer 190” i Azerbajxhanit me 67 persona në bord u rrëzua më 25 dhjetor ndërsa po tentonte një ulje emergjente pranë portit të Kazakistanit Aktau në Detin Kaspik. Në bord ndodheshin 16 shtetas të Rusisë, 37 shtetas të Azerbajxhanit, 6 shtetas të Kazakistanit dhe tre shtetas të Kirgistanit. Më shumë se 30 persona vdiqën, njofton BTA.


Още от БНР уеб