U betuan gjyqtarët e rinj kushtetues

Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues.

Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë vendin e Filip Dimitrov, prof. Marijana Karagjozova dhe Tanja Rajkovska.
Në këtë ngjarje morën pjesë presidenti Rumen Radev, kryetarja e Gjykatës Supreme të Kasacionit Galina Zaharova dhe kryetari i Gjykatës Supreme Administrative Georgi Çollakov.

Още от БНР уеб