Seanca e parë e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Deputetët në parlamentin e ri bënë betimin

| обновено на 11.11.24 в 15:17

Deputeti më i moshuar i "Ka një popull të tillë" Sillvi Kirillov hapi seancën e parë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor.

Sillvi Kirillov

“Në shoqërinë bullgare janë vendosur shumë vija ndarëse. Ky është një problem për shoqërinë që duhet zgjidhur pikërisht nga Kuvendi Popullor dhe kjo nuk mund të bëhet pa një dialog të thelluar. Zgjidhja tjetër është të shkojmë në zgjedhje të reja të parakohshme, por kjo nuk mund të bëhet pa u kthyer besimi i qytetarëve bullgarë në to”, paralajmëroi Kirillov, para betimit të 240 deputetëve të sapozgjedhur.

GERB-SDS deklaroi se do të jetë një faktor i pashmangshëm në parlamentin e ri

Toma Bikov

Zgjedhjet e kaluara vendosën tendenca të reja në sistemin politik bullgar. Ai tashmë përbëhet nga një formacion i madh në personin e GERB-SDS dhe partive të shumta të vogla, tha Toma Bikov nga GERB dhe theksoi se pa to është e pamundur të formohet një qeveri e rregullt. Ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise për të formuar një qeveri të rregullt me ​​horizont 4-vjeçar me figura të ndritura politike, por nuk jemi të gatshëm të marrim pjesë në zëvendësimin e votës së popullit, thuhet në deklaratën e GERB-SDS.

PP-DB deklaruan se do të punojnë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe për një qeveri

Nikollaj Denkov

Për herë të parë në 35 vjet, demokracia në Bullgari është në rrezik të drejtpërdrejtë dhe ne duhet ta shpëtojmë atë, tha Nikollaj Denkov në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Si prioritete të koalicionit, ai renditi krijimin e një kordoni sanitar rreth Deljan Peevskit dhe DPS-së "Fillimi i Ri"; masat për ndalimin e kolapsit të institucioneve në Bullgari; ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri; miratimin e reformave kundër korrupsionit; krijimin  një komisioni të përkohshëm për hetimin e fakteve dhe rrethanave lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të “votimit të kontrolluar në shkallë të paprecedentë me sinjale nga i gjithë vendi”, tha Denkov.

“Vëzrazhdane” deklaroi se pa to nuk mund të ketë një qeveri të qëndrueshme

Kostadin Kostadinov

Nuk mund të ketë qeveri stabile pa “Vëzrazhdane”, deklaroi lideri i partisë Kostadin Kostadinov para Legjislaturës së sapozgjedhur të 51-të të Kuvendit Popullor. “Një kabinet i tillë mund të formohet, por nuk do të jetë as stabil dhe as afatgjatë”, theksoi Kostadinov. Ai e nisi deklaratën në emër të partisë me një përmbledhje të zgjedhjeve të kaluara dhe theksoi se sipas tij votën e kanë shitur 1 milion votues. “4 milionë të tjerë as nuk e bënë mundimin të shkojnë të votojnë”, tha deputeti. Ai qortoi diplomatët perëndimorë në sallë për mosreagimin ndaj shkeljeve zgjedhore në vend dhe theksoi se Bullgaria është "në anën e gabuar të historisë" sepse mbështet Ukrainën.

Kryetari i “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov u bëri thirrje forcave politike në parlamentin e ri që të heqin dorë nga egoizmi partiak dhe të mos shkojmë në zgjedhje të reja. Ai kërkoi që të hiqet korrupsioni, të hiqen duart nga sistemi gjyqësor, refuzimi për t'i dhënë para Ukrainës, si dhe anulimi i ndryshimeve të fundit në Kushtetutë.

Atanas Zafirov

Vendi është në një krizë të rëndë politike, financiare dhe sociale, tha Stanisllav Ballabanov nga “Ka një popull të tillë”. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve, partia e tyre do të luftojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe pastrimin e "shpirtrave të vdekur" nga listat zgjedhore, tha Ballabanov.

Stanisllav Ballabanov

Në emër të “Aleancës për të Drejtat dhe Liritë”, Xhevdet Çakërov theksoi se nuk do të mbështesin një qeveri të formuar me mbështetjen e hapur apo të fshehtë të “DPS-Fillimi i Ri” dhe do të kërkojnë krijimin e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar rolin e Deljan Peevski në falimentimin e bankës KTB dhe për lidhjet e tij në sistemin gjyqësor. Çakërov deklaroi gjithashtu se ata mbështesin anulimin e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara.

Xhevdet Çakërov

DPS “Fillimi i Ri” nuk lexoi një deklaratë para parlamentit. Deputetët e tyre u larguan mes mbështetësve të tyre protestues, të cilët hedhin poshtë akuzat se janë të përfshirë në blerjen e votave.

Deljan Peevski në mes të protestuesve

Apeloj për anulim të plotë të zgjedhjeve, tha kryetari i partisë "MEÇ" Radostin Vasilev në hapjen e Kuvendit Popullor.

Radostin Vasilev

Foto: BGNES, BTA

Още от Антена спорт