Kuota për kapjen e shojzës së detit në Bullgari është rritur me 10%

Gjatë katër viteve të ardhshme, kapja e lejuar e shojzës së detit (Psetta maxima maeotica) në Bullgari do të kufizohet në 82.5 tonë. Në një mesazh të qendrës së shtypit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, theksohet se kjo është 10% më shumë se sasia e lejuar më parë. E njëjta kuotë është vendosur edhe për Rumaninë. Deri më tani të dy vendet kishin lejë për peshkim prej 75 tonësh në vit. Në njoftimin e saj, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve theksoi gjithashtu se rritja për të cilën janë marrë vesh gjatë takimit të 47-të vjetor të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Detin Mesdhe në Romë është e dyta me radhë në pesë vitet e fundit dhe është në përgjigje të zbatimit afatgjatë të masave për mbrojtjen e specieve.

Për sa i përket Detit të Zi, në kuadër të takimit u zgjatën masat aktuale për harengën e vogël  (Sprattus sprattus) dhe peshkaqenin me gjemba të Detit të Zi, si dhe masat për mbrojtjen e stokut të rapanit dhe vendosjen e një ndalimi të plotë të peshkimit të llojeve të peshkut bli.

U diskutuan gjithashtu veprimet e ardhshme që synojnë investime të qëndrueshme në akuakulturë, rritjen e kontrollit dhe ndryshimet klimatike.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Още от БНР уеб