Ministri Atanas Zaprjanov: Fitorja në Luftën Serbo-Bullgare është vepër vetëm e ushtrisë bullgare

“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në ritualin ushtarak në Mauzoleumin e Princit Aleksandër I Batenberg,  u tha gazetarëve sot, 7 nëntor. “Duhet t’i japim nderim edhe atyre që vdiqën në këtë luftë, edhe princit, i cili pati guximin të ishte një komandant i përgjithshëm, të drejtonte luftimet, të rrezikonte dhe të mbronte kryeqytetin, jo ta dorëzonte.”


Në ritualin ushtarak me rastin e 139-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare dhe 131-vjetorit nga vdekja e princit të parë bullgar mori pjesë e gjithë udhëheqja politike dhe ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes. Kurora e lule u dhuruan nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Mbrojtjes, si dhe nga institucionet dhe organizatat patriotike.

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Още от Ефир за приятели