National Geographic do ta paraqesë Bullgarinë si një destinacion tërheqës
Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të gastronomisë dhe MICE. Një ekip nga National Geographic Creativeworks do të vizitojë Bullgarinë për të filmuar video reklamuese frymëzuese që do të transmetohen në National Geographic dhe 24 Kitchen në Evropë. Reklamat do të shfaqen në pesë tregje kryesore – Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Polonia dhe Franca. Një përmbajtje shtesë do të transmetohet në Holandë, Serbi, Slloveni dhe Kroaci.
“Qëllimi është të frymëzojmë turistët e huaj për të zbuluar kulturën unike, veçoritë natyrore dhe përjetimet e këndshme gastronomike që Bullgaria mund të ofrojë”, vë në dukje Ministria e Turizmit.
Në ekspozitë, 27 kompani, shoqata dhe bashki e prezantojnë Bullgarinë si një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.