Kryeministri në detyrë kontrollon gjendjen e gardhit përgjatë kufirit bullgaro-turk

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev është duke kontrolluar gjendjen aktuale të objektit inxhinierik të tipit pengues në kufirin shtetëror bullgaro-turk, njoftoi Këshilli i Ministrave në faqen e tij në Facebook. Ai fluturoi me një helikopter mbi objekt për të kontrolluar nëse nuk ka zona të rrezikuara dhe nëse ka nevojë për mbikëqyrje video.

Së bashku me kryeministrin janë ministrat në detyrë të mbrojtjes dhe punëve të brendshme - Atanas Zaprjanov dhe Atanas Illkov, drejtori i “Policisë Kufitare” Anton Zllatanov dhe shefi i mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov.

Nga fillimi i vitit deri më 9 shtator janë zbuluar prova të 40 210 personave për të hyrë në vend përmes kufirit bullgaro-turk, njoftoi ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov në përgjigje të një pyetjeje parlamentare në shtator.
Още от БНР уеб