Bazilika Episkopale e Filipopolit është ndër të nominuarit për çmimet arkitekturore SHARE 2024

Sot në Athinë do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve arkitekturore SHARE 2024. Ndër të nominuarit në kategorinë "Trashëgimia kulturore" është projekti për konservimin, restaurimin, ekspozimin dhe ndërtimin e një mbulese mbrojtëse të Bazilikës Episkopale të Filipopolit, Plovdiv. Projekti u realizua me një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës dhe Fondacionin "Amerika për Bullgarinë".

Më shumë se 450 vullnetarë morën pjesë në studimin arkeologjik. Çmimet për arkitekturë SHARE njohin arritjet e jashtëzakonshme në projektimin dhe ndërtimin arkitekturor, duke njohur projektet që demonstrojnë kreativitet, qëndrueshmëri dhe respekt të thellë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Zgjedhja e objektit bullgar është një njohje e rëndësishme e punës për të rikthyer në jetë Bazilikën Episkopale të hershme të Krishterë të Filipopolit dhe konservimin e mozaikëve të saj të mrekullueshëm.

Още от БНР уеб