Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas Urkuzunov, Georgi Vasilev dhe Dimitër Ivanov.

Koncerti organizohet me rastin e festës së Pavarësisë së Bullgarisë - 22 shtator, nga Shoqata për muzikë dhe art "Konkordia" dhe Shoqata për kulturë, traditë dhe arsim bullgar "Dr. Stamen Grigorov" - Gjenevë. Programi i koncertit do të prezantojë kombinimin unik të folklorit, xhazit dhe muzikës klasike të Teodosij Spasovit.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Още от БНР уеб