Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim
публикувано на 04.10.24 в 15:37
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.
Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev, të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike të Parisit, janë pa financim që nga fillimi i vitit. Nuk është ende e qartë nëse situata aktuale do t'i pengojë ata të konkurrojnë në Kampionatin Botëror në Bahrein në fillim të dhjetorit.
“Do të bëj gjithçka për të shpëtuar Federatën e Peshëngritjes”, tha Karlos Nasar në një intervistë për BGNES. Ai shtoi se bashkë me kandidatin për president të ri, Marin Millashki, po bëjnë gjithçka që të tërheqin kërkesën në gjykatë dhe të kenë mundësi të paguajnë një pjesë të borxheve.
Още от БНР уеб