Masat e institucioneve shtetërore pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

Ne dënojmë kategorikisht sulmet e vazhdueshme raketore të Iranit kundër Izraelit, mbështesim stabilitetin dhe sigurinë rajonale të shtetit të Izraelit, thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngarkuar në rrjetin “X”.

Për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme, prania e policisë do të shtohet në pikat kyçe të kryeqytetit, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov. Rreth godinave të ambasadave do të ketë më shumë policë, raporton BGNES.

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev do të mbledhë Këshillin e Sigurimit të mërkurën në orën 17:00 në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, njoftoi shërbimi për shtyp i kabinetit.

Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, të premten, më 4 tetor, Presidenti Rumen Radev thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Tema do të jetë “Rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare në kontekstin e konflikteve në Lindjen e Mesme. Domosdoshmëria për marrjen e masave”, raportoi BTA.

Още от БНР уеб