Ministri Kondov: Fqinjësia e mirë është një faktor kyç për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe parimin e marrjes parasysh të meritave të veta në procesin e anëtarësimit në BE. Ai veçoi përpjekjet e Sofjes sa i përket ndërlidhjes, si një faktor për forcimin e BE-së si një aktor gjeopolitik. Ministri bullgar theksoi gjithashtu rëndësinë e tregut rajonal si mekanizëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe afrimit me BE-në. Takimi përvjetor vuri në dukje sukseset e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor, punën me rininë dhe projektet e pajtimit, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen për nevojën e forcimit të lidhjeve të fqinjësisë së mirë në procesin e integrimit evropian, njoftoi Ministria e Jashtme.

Още от БНР уеб