Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas do të hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare sipas standardeve të NATO-s, lloje të ndryshme automjetesh të blinduara, si dhe dronë për ekipet e shpëtimit, zbulimit dhe emergjencave, vinça ushtarakë për evakuim, makina patrullimi. Uzina e re do të prodhojë gjithashtu mjetin luftarak të këmbësorisë bullgare RILA 8x8.

IAG ofron automjete të blinduara për organizatat e nivelit shtetëror duke përfshirë OKB-në, NATO-n, Bundeswehr-in dhe të tjerë.

Още от БНР уеб