Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen, Boris Mihov nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes "Paisij Hilendarski", Andrej Stefanov nga Shkolla e Mesme e Parë Private e Matematikës – Sofje. Medalisti i argjendtë është Veselin Markoviç nga Shkolla e Mesme e Matematikës “Dr. Petër Beron” në Varna.

Në konkurs morën pjesë zyrtarisht 47 studentë nga 13 vende të Ballkanit.

Още от Ритъмът на столицата