Kryeministri në detyrë deklaroi se nuk do të ketë negociata të reja me Shkupin

Nuk mendoj se toni që Maqedonia e Veriut shfrytëzoi kohët e fundit do ta ndihmojë atë të bëhet një vend i BE-së. Nuk bëhet fjalë për negociata të reja. Bëmë kompromise të mjaftueshme me identitetin tonë kombëtar dhe ata thjesht duhet të përmbushin kërkesat e BE-së, tha në Sofje kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Në lidhje me provokimet e shpeshta të pushtetarëve në Shkup, Gllavçev theksoi se Bullgaria është një anëtare e parashikueshme dhe besnike e BE-së dhe mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por insiston në shqyrtimin individual të kontributit të secilit kandidat-vend për anëtarësim në komunitet, njofton BGNES.

Për shkak të gjuhës së urrejtjes, eurodeputetët e GERB-it do të kërkojnë përjashtimin e partisë maqedonase VMRO-DPMNE të kryeministrit Hristijan Mickoski nga Partia Popullore Evropiane, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) eurodeputeti Andrej Kovaçev.

Më shumë detaje mbi temën mund të lexoni në postimet e mëposhtme:


Още от БНР уеб