Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike pranë OKB-së. 

"Pavarësisht se cila pjesë e vendit do të jetë më e prekur nga ndryshimet klimatike, humbjet financiare do të prekin pothuajse të gjithë Bullgarinë", tha Prof. Emill Gaçev nga Instituti për Studimin e Klimës, Atmosferës dhe Ujit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. 

Hulumtimi tregon gjithashtu se në Bullgari nuk ka ndryshim të reshjeve drejt rritjes apo zvogëlimit, por për mënyrën se si bien reshjet - për të njëjtën sasi ato janë të përqendruara në reshje më të pakta por më intensive. Ndryshimi është i pafavorshëm sepse toka nuk arrin të thithë ujin dhe kjo provokon shfaqjen e proceseve të pakëndshme si erozioni, përmbytjet, shkatërrimi nga dallgët e larta.

Foto: Vasko Vraçovski, Ministria e Mbrojtjes, Svetosllav Cvetkov
Още от УЛИЦА СЪБОТА