Kabineti zyrtar përcaktoi dy kandidaturat për Komisioner Evropian

Ekaterina Zaharieva dhe Julijan Popov janë kandidatët bullgarë për komisioner evropian, njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev.

Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS, ka një diplomë master në drejtësi nga Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski". Ajo ka marrë pjesë në tre qeveritë e liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në cilësinë e deputetes, ministres rajonale, ministres së drejtësisë dhe ministres së jashtme. Aktualisht është përfaqësuese popullore nga grupi GERB-SDS.

Julijan Popov - kandidat i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i diplomuar për filologji bullgare në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski”. Që nga viti 1994, ai jeton në Londër, ku punon si gazetar dhe konsulent për zhvillimin institucional, mjedisin, klimën dhe politikat arsimore. Ai ka qenë dy herë ministër i mjedisit dhe ujarve - në qeverinë e përkohshme të Marin Rajkov dhe në kabinetin e Nikollaj Denkov.
Още от БНР уеб