Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë".


Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen varietete të ndryshme të kajsisë. Ka edhe konkurse për frutat më të mira, për ëmbëlsirat më të shijshme të kajsisë, reçelin e kajsisë dhe për rakinë me kajsi. 


Fëmijët më të vegjël nga mosha pesë deri në tetë vjeç mund të marrin pjesë në garën Mini Miss dhe Mini Mister "Kajsi".

Fushata e vjeljes së frutave në Silistrensko ka filluar tashmë, por rendimentet e varieteteve të hershme të kajsisë janë më të ulëta për shkak të ngricave në pranverë. Megjithatë, kjo nuk sjell pengesa sepse të korrat në vendet fqinje janë më të dobëta.

Ka mbi 20 000 hektarë toke me kajsi në rajonin e Silistrës, ndërsa Stacioni i Eksperimentimit të Kajsisë dhe Bujqësisë në Silistra rrit një koleksion prej 500 lloje të ndryshme.

Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Facebook/Bashkia Tutrakan

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Още от БНР уеб