"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë rreth njëqind makina nga e gjithë Bullgaria, përfshirë edhe makina policie dhe një trabant zjarrfikës të pajisur plotësisht.

Makinat më të vjetra u prodhuan në vitet 1963 - 1964. Programi përfshin një konkurs autenticiteti, për makinën më ekstravagante, një konkurs drejtimi Trabant deri në 600 e mbi 600 cc dhe një garë dyshe. Do të jepen shumë çmime dhe kupa dhe secili pjesëmarrës do të largohet me një certifikatë dhe kujtime të mira emocionale. Në fund të festivalit do të vendosen kurora dhe lule te monumenti i Georgi Benkovskit.

Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Bashkia Teteven, Klubi Kombëtar Trabant

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Още от БНР уеб