Një paradë e makinave “Retro” do të kënaqë entuziastët automobilistikë në Burgas

Parada e XVII e makinave dhe motoçikletave klasike do të mbahet në Parkun Primorski në qytetin bregdetar Burgas ditën e shtunë nga ora 10:30 deri në orën 14:30. Më shumë se 150 koleksionistë nga Burgasi dhe vendi do të marrin pjesë në të, tha për BNR Burgas Dimo ​​Xhambazov, kryetar i Klubit Auto Moto “Retro”, organizator i veprimtarisë. Ndër ekspozitat e pritura interesante është një Packard i vitit 1947, si dhe një lloj Citroen i epokës 2CV të tipi kamionçinë e hapur, që për shumë vite prodhohej në Greqi për nevojat e fermerëve. Përveç koleksionistëve nga vendi, me veturat e tyre pritet të vijnë edhe mysafirë nga Kroacia, Sllovenia dhe Serbia. Do të ketë punëtori për vizatimin e makinave për fëmijë.

Lexoni më shumë:




Още от БНР уеб