Kryeministri: Bullgarisë nuk i bëhet presion për të ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë një seance dëgjimore në Kuvend për procesin e integrimit evropian të fqinjit tonë perëndimor pas të ashtuquajturit propozimi francez dhe fushatës antibullgare në vendin fqinj. “Qeveria bullgare i përmbahet rreptësishtë qëndrimit të konfirmuar me vendimin e Kuvendit Popullor të 24 korrikut 2022, i cili përcakton kushtet në të cilat Bullgaria mund të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai. Ai mohoi pretendimet se ka presion ndaj vendit tonë për zmbrapsje ndaj Shkupit. “Jo vetëm që nuk ka presion, por edhe vende të tjera të BE-së po na bashkohen”, u shpreh kategorik kryeministri në detyrë.