Gllavçev është optimist për formimin e shpejtë të institucioneve evropiane dhe një qeverie kombëtare

Jemi shumë larg momentit kur flitet për portofolin e komisionerit të ardhshëm bullgar evropian, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Bruksel, ku mori pjesë në darkën e punës së liderëve të BE-së. Bullgaria, si të gjitha vendet anëtare, ka qëndrime paraprake për udhëheqësit e ardhshëm të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe një përfaqësuesi për politikë të jashtme, tha Gllavçev dhe theksoi se forumi është vetëm për diskutimin e qëndrimeve, para takimit zyrtar më 27-28 qershor, kur priten vendime. “Ne jemi për një mirëkuptim të shpejtë. Ideja është që Parlamenti Evropian dhe komisioni të fillojnë të funksionojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri dhe shtoi se dëshiron që edhe në Kuvendin Popullor të Bullgarisë gjërat të ndodhin shpejt për të pasur një parlament me mandat të plotë dhe për të formuar shpejt një qeveria me mandatin e forcës së parë.


Още от БНР уеб