Parashikimi i motit për 27 qershorin 2024

Mot me vapë

Gjatë 24 orëve në vijim, në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale në vend do të jenë nga 27°-28° në rajonet perëndimore dhe deri në 33°-34° në rajonet juglindore, në Sofje rreth 28°.

Mbi malet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të zhvillohen vranësira të grumbulluara të shoqëruara me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 16°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 24°-27°, kurse uji i detit është 24°-25°.


Още от БНР уеб