Parashikimi i motit për 18 qershorin

Deri të enjten do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

Ditën e martë do të jetë me diell dhe nxehtë. Pas mesditës do të mbajë vranësira në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 20°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 31 deri në 37°, në kryeqytet 31°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi me erë mesatare juglindore. Temperaturat e ajrit do të jenë 26-29°. Uji i detit është 23-24°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Do të mbajë mot me diell në zonat malore me erë mesatare veriperëndimore. Pas mesditës do të mbajë vranësira në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore dhe në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 24°, në 2000 m deri në 17°.

Ditën e mërkurë moti do të jetë i pandryshuar, nuk priten reshje.
Още от БНР уеб