Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do të mund të shijojnë mijëra verëra nga Ballkani, përfshirë ato të shpërblyera gjatë konkursit prestigjioz të verërave. Këtë vit për herë të parë ai u mbajt në 2 shtete - Bullgari dhe Turqi, tha për BNR Galina Niforu, drejtoreshë e festivalit dhe kryetare e Shoqatës Bullgare të Eksportuesve të Verës.

“Trofeun e madh këtë vit e ka fituar një bodrum serb i verës së bardhë dhe kjo është hera e dytë në këto 13 vite që fiton një verë e bardhë, gjë që është mjaft e rrallë”, ka theksuar Niforu.

Gjatë Festivalit Ballkanik të Verës, vizitorët do të mund të shijojnë shije nga kuzhinat e ndryshme kombëtare, në sfondin e muzikës dhe artit xhaz nën qiellin e hapur.
Lexoni më shumë:
Още от БНР уеб