Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë të partneritetit strategjik

Presidentët Rumen Radev dhe Ilham Aliyev nënshkruan një deklaratë të partneritetit strategjik midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit. Kreu i shtetit bullgar ndodhet për një vizitë zyrtare në Baku. Në 2 vitet e fundit, Radev dhe Aliyev u takuan për të..

botuar më 24-05-08 1.52.MD

201 fshatra në Bullgari nuk kanë asnjë banor

Bashkia e kryeqytetit është më e madhja për sa i përket popullsisë në Bullgari, por Plovdivi e zhvendos Varnën nga vendi i dytë, Burgas mbetet qyteti i katërt më i rëndësishëm në vend, ndërsa Stara Zagora e zhvendos Rusen nga vendi i pestë. Këtë e..

botuar më 24-05-08 12.24.MD

Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë kategorikisht Ukrainën

Që nga fillimi i kësaj lufte të paprovokuar, ne kemi ofruar ndihmë të vazhdueshme për Ukrainën në të gjitha nivelet e mundshme. Bullgaria do të vazhdojë me mbështetjen e saj kategorike për Ukrainën, deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një..

botuar më 24-05-08 9.38.PD