Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

201 fshatra në Bullgari nuk kanë asnjë banor

Foto: nsi.bg

Bashkia e kryeqytetit është më e madhja për sa i përket popullsisë në Bullgari, por Plovdivi e zhvendos Varnën nga vendi i dytë, Burgas mbetet qyteti i katërt më i rëndësishëm në vend, ndërsa Stara Zagora e zhvendos Rusen nga vendi i pestë. Këtë e tregojnë ndryshimet në renditjen e 20 komunave më të mëdha sipas popullsisë të Institutit Kombëtar të Statistikave, të bëra për periudhën 2014-2023. Kërcimin më të madh e ka bërë Kërxhali, duke u zhvendosur nga vendi i 19-të në vendin e 16-të.

Më 31 dhjetor 2023, ka 201 vendbanime pa asnjë banor. Numri më i madh prej tyre është në krahinën qendrore të Stara Pllanina, në rajonet e Veliko Tarnovo - 67, Gabrovo - 67, Kjustendill - 10 dhe Kërxhali - 9. Në 1 453 fshatra, ose në 27,6% të vendbanimeve, jetojnë nga 1 deri në 49 banorë. Janë 6 qytete me një popullsi mbi 100 000 banorë, në të cilat jeton 35.2% e popullsisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD