Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qelqi është theksi në edicionin IX të “ArtRozaliada” – “festa piktoreske e dashurisë dhe e verës”

Foto: dnesbg.com

Forumi Ndërkombëtar “ArtRozaliada” organizohet çdo vit në qytetin Veliko Tërnovo dhe u është kushtuar të dyja festave – asaj të dashurisë dhe asaj të verës, tha para Agjencisë Telegrafike Bullgare kuratori i ekspozitës docenti Vlladimir Avramov.

120 pjesëmarrës prej 9 shteteve prezantojnë rreth 240 krijime në sallat e ekspozimit “Rafaell Mihajllov”. Mes tyre janë autorë nga Izraeli, Polonia, Rumania, Serbia, Maqedonia, Çekia, Gjermania dhe Italia. Krijuesit bullgarë janë pedagogë dhe studentë  nga Universiteti i qytetit Veliko Tërnovo, Akademia Kombëtare e Arteve, Universiteti i Sofjes, Universiteti i Ri Bullgar dhe Universiteti i qytetit Shumen.

Janë prezantuar të gjitha gjinitë e artit të pikturimit, por për herë të parë në ekspozitë marrin pjesë autorë konceptualë, të cilët punojnë me qelq. “Qelqi përmban në vetvete trupin enigmatik dhe të brishtë të dashurisë, por njëkohësisht është ena e cila e ruan verën, prandaj dhe ky theks është i rëndësishëm për historinë e simpoziumit”, shpjegoi docenti Avramov.

Ekspozita është gjithashtu konkurs dhe do të hapet më 14 shkurt në orën 17.30, kur do të dorëzohen çmimet e autorëve të dalluar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD