Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e para në BE për nga përqindja e njerëzve në rrezik varfërie

Foto: ec.europa.eu

Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të dhënave nga zyra statistikore evropiane Eurostat. Sipas këtij treguesi, Bullgaria renditet e para me 30.35%, ose 1.953 milionë bullgarë. Menjëherë pas saj vijnë Rumania (27.9%) dhe Greqia (26.9%).

Brenda një viti, pjesa e njerëzve që përballen me këtë problem në vendin tonë rritet me 0.3%, ose me 20 mijë persona.

Nivelet më të ulëta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2024 janë raportuar në Republikën Çeke (vetëm 11.3%).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mark Rjute

Bullgaria përmbushi standardin e NATO-së për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtje.

Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..

botuar më 25-04-25 11.28.PD

Izraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..

botuar më 25-04-25 8.51.PD

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD