Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12 muaj pas futjes së euros, çmimet do të tregohen në leva dhe euro. Këmbejmë levat me euro falas pasi hyjmë në eurozonë

Foto: BGNES

Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro. Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj Pavllov. Ai theksoi se konvertimi i monedhës duhet të bëhet sipas kursit zyrtar fiks - 1.95583 leva për një euro. Çmimet duhet të tregohen qartë në etiketa dhe nuk duhet t'i jepet përparësi një monedhe ndaj një tjetre.

Data e synuar për futjen e monedhës së përbashkët evropiane është 1 janari 2026 dhe pritet që gjatë verës të ketë qartësi nëse kjo do të ndodhë. Shpallja e çmimeve në të dy monedhat duhet të vazhdojë për 12 muaj pas futjes së euros në vend. "Vetë futja e euros nuk mund të çojë në inflacion", theksoi Pavllov.


Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të këmbejë falas dhe në sasi të pakufizuara kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit gjatë gjashtë muajve të parë pasi vendi ynë të hyjë në eurozonë, bëhet e qartë nga faqja e internetit e BNB-së. Për shuma mbi 30 mijë leva do të kërkohet një kërkesë paraprake për një transaksion.

Gjatë së njëjtës periudhë, Postat Bullgare do të shkëmbejnë falas kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin zyrtar të këmbimit në shumën deri në 1,000 leva në ditë për një person. Për një shumë deri në 10 mijë leva do të duhet një kërkesë paraprake nga tre deri në pesë ditë pune në zyrat postare të njoftuara më parë.

Nëse pas vitesh gjejmë leva në shtëpinë tonë, do të jemi në gjendje t'i shkëmbejmë ato.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Pagesat sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit

Pagesat në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u dyfishuan muajt e fundit, njoftoi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Ai shtoi se është optimist për marrjen e kësteve të vonuara dhe fondeve të mbetura nga Plani. Sipas..

botuar më 25-04-28 3.06.MD

"Lule në një epruvetë" - një startup i bioteknologjisë tregon historinë dhe fuqinë e shpirtit njerëzor

"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..

botuar më 25-04-27 6.50.PD

Borxhi kombëtar i Bullgarisë për vitin 2024 është gati sa ¼ e PBB-së

Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..

botuar më 25-04-27 6.15.PD