Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dollnosllav - qytetërimi i harruar, më i vjetër se Troja dhe bashkëkohës i Shumerit

2
Foto: Muzeu Historik Stara Zagora

Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës parahistorike nga fundi i shekullit të VII deri në mesin e mijëvjeçarit të IV para Krishtit.  Mbi 5300 gjetje na lejojnë të shikojmë në të kaluarën e një qytetërimi shumë të zhvilluar dhe ende pak të njohur. “Deri më tani u studiua vetëm shtresa e sipërme e Dollnosllavit – ky është një vendbanim i periudhës së vonë kalkolitike.Por poshtë, në bazë, kemi ende shtresa të paeksploruara nga epoka e hershme neolitike” - thotë Rosica Mitkova, drejtuese e fondit “Prehistoria” në Muzeun Arkeologjik Rajonal – Plovdiv dhe shton:

Rosica Mitkova

"Banesat e tyre ishin ndërtuar me kunja të ngulitur në tokë, të ndërthurura me shufra dhe të suvatuara me baltë. Çatia ishte një strukturë me trarë. Disa nga shtëpitë ishin gjithashtu dykatëshe. Në Dollnosllav, në dysheme u zbuluan pllaka për izolim ndaj lagështirës dhe të ftohtit. Me shumë mundësi, shtëpitë e njerëzve ishin të ngjashme me shtëpitë prej qerpiçi që shohim sot në fusha. 

Këta ishin bujqit e parë. Ata filluan të kultivojnë tokën me mjete të thjeshta. Me kalimin e kohës, në epokën e gurit, ata ndoshta përdorën edhe kafshë si një forcë të mbrehur për të kultivuar sipërfaqe më të mëdha. Ata gjithashtu mbështetninnë gjuetinë dhe peshkimin për jetesën e tyre. Që në neolitin e hershëm, ata krijoninenë të shkëlqyera me dekorim polikromi dhe në epokën e vonë të gurit ka pasur një standardizim në prodhimin e sendeveprej qeramike, bakri dhe ari”.

Arkeologët zbuluan edhe vegla, instrumente, imazhe të vogla plastike të njerëzve dhe kafshëve, ngjyra, bizhuteri, sende që lidhen me kultin dhe magjinë. Gjetjet më të shumta janë nga epoka e vonë e gurit, e cila është në sinkron me Nekropolin e Varnës. Një nga hipotezat më interesante e lidh Dollnosllavin me qendrat e tempujve të lashtë në malin Rodopa, si Belintash, ku bëheshin vëzhgime astronomike. Artefaktet e gjetura sugjerojnë se popullsia në zonë e njihte lëvizjen e trupave qiellorë dhe e shfrytëzonte atë në bujqësinë dhe ritualet e tyre. Dhe gjëja më e mahnitshme është se Dollnosllav është më i vjetër se Troja dhe është bashkëkohës i Shumerit – dy nga shoqëritë e më të rëndësishme në botë, mësojmë nga Rosica Mitkova:

“Këto vendbanime nuk janë të izoluara, kanë pasur kontakte edhe me Mesdheun, edhe me trojet në veri të malit Stara Pllanina, madje edhe në veri të Danubit, sepse shohim që në epokën e vonë të gurit u krijua një kulturë e përbashkët materiale. Nga Karpatet deri në Detin e Bardhë, kultura u unifikua, falë lidhjeve tregtare metalurgjike që çuan në formimin e shoqatave parashtetërore. Dollonosllav nga epoka e gurit dhe bakrit, dëshmon për një shkëmbim aktiv të mallrave dhe ideve – duke përfshirë butakë mesdhetarë dhe objekte ari – që konfirmon njohuritë e hershme të metalurgjisë."

Shkaqet e sakta për shkatërrimin e vendbanimit antik mbeten të panjohura. Sipas disave, ai u zhduk në një zjarr masiv si rezultat i sulmeve të armikut ose konflikteve të brendshme në fund të epokës së gurit e bakrit - një fat që pësoi edhe vendbanime të tjera në rajon. Një arsye tjetër e mundshme është shfaqja e ndryshimeve të rëndësishme klimatike, të cilat çuan në tharjen e burimeve ujore dhe migrimin e detyruar të banorëve.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: BTA, Muzeu Historik Rajonal Stara Zagora, Facebook / Dollnosllav




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD