Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libër për origjinën e harruar bullgare të bashkatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe Kosova

Foto: aba.government.bg

Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në ngjarje, drejtoresha ekzekutive e agjencisë, Rajna Manxhukova, theksoi vlerën shkencore të monografisë.

Rajna Manxhukova 
"Tek shumica prej nesh, të cilët jemi emocionalisht të lidhur me temën e bullgarëve jashtë shtetit, për fat të keq kjo ndjenjë ndonjëherë na pengon të shohim anën praktike të gjërave. Të shohim anën statistikore të gjërave, të qasemi në mënyrë shkencore ndaj temës. Unë jam shumë e lumtur që Spas Tashev arriti të kapërcejë emocionin, për të veshur këtë temë të ndërlikuar me shifra, fakte dhe politika." 
Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se libri nuk është një punim shkencor i bërë në zyrë, por një instrument për zhvillimin e një politike të jashtme aktive në mbrojtje të pakicave bullgare. 

Ilijana Jotova
"Libri ka edhe një cilësi tjetër shumë të madhe për mua, që kur doc. Tashev sugjeron politika funksionale për komunitetin tonë, ato janë të nxjerra nga dëshirat dhe pikëpamjet e vetë komuniteteve. Ndryshe, ashtu si për gjithçka tjetër, më të padobishmet janë politikat, të cilat bëhen në zyra dhe disa njerëz, të cilët mendojnë se munden dhe dinë gjithçka pa pasur ndonjë lidhje me vetë realitetin. Por atëherë, kur njeriu shkon në vend, kur flet me bullgarët tanë atje, kur dëgjon shqetësimet e tyre dhe shpresat e tyre, veçanërisht pritjet e tyre, të lidhura me shtetin bullgar, atëherë, më besoni, përcaktimi i politikave të tilla bëhet shumë më i lehtë."
Një problem nga praktika e doc. Spas Tashev në institucionet shtetërore e shtyu atë të fillojë të mbledhë të dhënat statistikore për komunitetet historike bullgare në Ballkanin Perëndimor. 

Spas Tashev
"Duke punuar gjatë viteve, rezultoi se problemi më i madh praktikisht ishte përcaktimi i prejardhjes bullgare të këtyre njerëzve. Unë vetë kam qenë anëtar i Këshillit për nënshtetësi disa herë dhe kam parë se çfarë debatesh zhvillohen.  Këtu arrihet në paradokse – me të njëjtat dokumente, brenda të njëjtës familje, disa njerëz njihen si bullgarë, të tjerë nuk njihen. Thuhet – ata kanë qëllime të përfitimit, nuk janë aspak bullgarë. Për këtë arsye duhej të ofronim në ndonjë mënyrë një qasje shkencore përmes së cilës të përcaktohej prejardhja bullgare. Dhe që të përcaktojmë prejardhjen bullgare, duhet të arrijmë deri te një paraardhës, i cili zyrtarisht është njohur si bullgar." 
Kështu fillon kërkimi i gjatë i shkencëtarit në arkivat osmane, austro-hungareze, franceze, italiane dhe shqiptare dhe të dhënat nga regjistrimet e ndryshme nga viti 1913 deri në vitin 2024. Të gjitha faktet në libër janë të nxjerra në mënyrë të pakontestueshme nga dokumentet e cituara. 



"Arritje e këtij libri është një metodë vërtet shumë serioze për studimin e proceseve të ndryshme demografike gjatë gjithë këtyre viteve dhe periudhave – vlerëson zëvendëspresidentja Jotova, në kompetencat e së cilës janë edhe politikat për bullgarët jashtë vendit. – Një statistikë jashtëzakonisht e besueshme, e cila edhe sot shërben, nuk do të ngurroj të them këtë, si një instrument shumë i fuqishëm dhe vërtet realist dhe i besueshëm kur, për fat të keq, fqinjët tanë përpiqen në çdo mënyrë të mohojnë ekzistencën edhe sot të komuniteteve kompakte bullgare në këtë pjesë të Evropës. Së dyti, ai është një dokument jashtëzakonisht i vlefshëm me të cilin mund të punojnë diplomatët, mund të punojnë edhe institucionet bullgare kur merren vendime politike që kanë të bëjnë me komunitetet tona jashtë vendit, këtu në Ballkanin Perëndimor – në këtë rast në Shqipëri dhe në Kosovë." 


Pjesët e para të librit janë shkruar pas shpërbërjes së bllokut komunist dhe hapjes së Shqipërisë ndaj botës së lirë. Ndërsa pjesët e fundit janë plotësuar deri në regjistrimin e parë zyrtar të bullgarëve në vend. 
"Në libër kam përshkruar se iniciativa për krijimin e organizatave bullgare ka qenë nga vetë bullgarët vendas. Pra, kur ne shkuam në Shqipëri në vitin 1992/93, atje tashmë kishte organizata vendase nga persona kryesisht nga Golloborda, të cilët kishin krijuar shoqatat e tyre. Po, ata nuk deklaroheshin si bullgarë, por studionin të kaluarën e krahinës së tyre amtare dhe në bisedat e tyre pranonin faktin se kjo popullatë flet bullgarisht, kërkonin të vendosnin kontakte me institucionet shkencore bullgare, përmes të cilave të mund të bënin kërkime më të thelluara." Pikërisht gjatë kësaj periudhe filloi të rritet numri i organizatave bullgare. Gradualisht lindi ideja për të mbledhur një peticion dhe, mbi bazën e këtij peticioni, i cili iu dorëzua parlamentit shqiptar dhe një kopje e tij iu dorëzua Parlamentit Evropian, në vitin 2017 u arrit deri te njohja zyrtare e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. 



Në fjalimin e saj, zëvendëspresidentja Ilijana Jotova falënderoi posaçërisht Ambasadoren e pranishme të Shqipërisë, Inid Milo, për ndihmën e dhënë nga Tirana për komunitetin bullgar. Jotova i uroi sukses të shpejtë negociatave shqiptare për integrim evropian dhe theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave njerëzore dhe etnike në këtë proces. 
"Nuk ka si të mos respektohen të drejtat, sepse në fund të fundit pikërisht për shkak të të drejtave dhe këtyre vlerave ne jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Teza ime është se atje ku mungon qëndrimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtën për vetëpërcaktim të identitetit, të gjuhës, të kulturës dhe të arsimit, aty përfundon Evropa – dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë fqinjët tanë." 



Pritet që libri i Dr. Spas Tashev të përkthehet në gjuhën shqipe, por edhe në të ashtuquajturën gjuhë boshnjake për shkak të diasporës bullgare nga rajoni i Gorës së Prizrenit në Kosovë. Autori mendon se, me zhvillimin e proceseve në Ballkan, studimi do të vazhdojë të zgjerohet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD

Krishti u ringjall! Bota e krishterë e mirëpriti festën e festave

Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..

botuar më 25-04-20 10.06.PD

Patriarku Daniil: Në paqe me Zotin dhe me fqinjët tanë, le të punojmë së bashku për shpëtimin tonë

Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..

botuar më 25-04-20 7.45.PD