Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I titulluar “Me këngët e Petër Stupelit”, koncerti do të na dërgojë në botën muzikore të njërit prej kompozitorëve më të dashur të brezave të fëmijëve bullgarë me rastin e 102-vjetorit të lindjes së tij.
Përveç ditëlindjes së Petër Stupelit, me këtë koncert “Radiodeca” do të festojë edhe 90-vjetorin e Radios Kombëtare Bullgare.
Më 29 prill do të dëgjojmë këngë ikonike nga Petër Stupell, disa prej të cilave studiohen në programin e detyrueshëm arsimor dhe në tekstet shkollore të muzikës. Gjithashtu do të mësojmë shumë fakte interesante rreth jetës së kompozitorit, kompozimit të këngëve dhe historisë së radios.
“Petër Stupell është një nga themeluesit e produksionit muzikor për fëmijë në Radion Kombëtare Bullgare dhe redaktor muzikor në vazhdim të shumë viteve”, kujton Ilina Todorova.
Së bashku me këngëtarët e vegjël në skenë do të jetë pianisti Mario Angellov - drejtor i departamentit "Prodhim Muzikor dhe Ansamble" në Radion Kombëtare Bullgare.
Në performancën e tij, do të dëgjojmë versionet origjinale për piano të një numri këngësh të preferuara për fëmijë.
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..